LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare midis BE-së dhe RMV-së për programin Evropa Digjitale

Miratohet Informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare midis BE-së dhe RMV-së për programin Evropa Digjitale

Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Qeveria dje e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërkombëtare midis Unionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në programin e Unionit-Evropa Digjitale-Digital Europe (DIGITAL), për periudhën 2021-2027, njoftojnë nga MSHIA.

“Qeveria e autorizoi ministrin e shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti ta nënshkruaj Marrëveshjen, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut nga 01.01.2023 do të jetë vend anëtarë i programit, ndërsa të gjitha organizatat qytetare, kompanitë dhe institucionet do të mund që të marrin pjesë në projekte të cilat do të realizohen përmes këtij programi.

Evropa Digjitale-Digital Europe (DIGITAL), është program i ri për financim i BE-së i fokusuar në afrimin e teknologjisë digjitale deri te bizneset, qytetarët dhe administratën publike. Me buxhetin e përgjithshëm të planifikuar prej 7,5 miliard euro ( në çmimet rrjedhëse), ka për qëllim ta përshpejtoje rimëkëmbjen ekonomike dhe ta pasqyroje transformimin digjital të ekonomisë dhe shoqërisë evropiane, duke sjell përfitime për të gjithë, sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, thuhet në njoftimin e MSHIA.


Edhe pse është e orientuar drejt përforcimit të kapaciteteve digjitale të Unionit, Digital Europe (DIGITAL), jep mundësinë e lidhjes edhe të vendeve kandidate si dhe vendeve nga programet e fqinjësisë së mirë.

“MSHIA e pa mundësinë nga anëtarësimi në Programin për Evropë Digjitale e cila do të siguroje financim strategjik dhe për tu përgjigjur në sfidat e TI, duke e pasur parasysh faktin se programi përkrah projekte në pesë sfera kyçe: superkompjuter, intelegjenca artificiale, siguria kibernetike, aftësitë e avancuara digjitale dhe sigurimi i përdorimit të gjerë të teknologjive digjitale në ekonomi dhe shoqëri, sidomos edhe përmes klubeve inovative digjitale”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori