Mira Murati, shqiptarja që po ndryshon botën flet për ‘La Repubblica’: Prindërit e mi jetojnë në Itali, e kam mësuar gjuhën në TV si gjithë shqiptarët

Mira Murati, shqiptarja e cila është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI që zhvilloi programin tashmë të popullarizuar ChatGPT ka folur për mediumin italian La Repubblica, derisa së fundmi rregullatori italian pezulloi përdorimin e këtij programi.
“Ishte një surprizë, ata nuk na kishin kontaktuar më parë”, tha inxhinierja 34-vjeçare përmes lidhjes nga San Francisko në samitin OpenAI.
“Ne respektojmë ligjet evropiane për të dhënat personale, por jemi të hapur për dialog me Garantuesin dhe shpresojmë që së shpejti të jemi në gjendje të rivendosim shërbimin në Itali”, deklaroi Murati.
Autoriteti Kombëtar Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ditë më parë lëshoi një ndalim të menjëhershëm të përdorimit të ChatGPT pasi sipas tyre ky program kishte bërë një shkelje të të dhënave më 20 mars në lidhje me bisedat e përdoruesve dhe informacionin e pagesave të abonentëve në shërbimin me pagesë.
Sipas La Repubblica-s, rregullatori kishte thënë se OpenAI nuk informon përdoruesit për mbledhjen e të dhënave të tyre dhe se nuk ka bazë ligjore për t’i ushqyer ata me algoritmet.
“Ne besojmë se shërbimet tona janë në përputhje me GDPR-n (Rregullorja e Përgjithshme evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave) dhe ne punojmë në mënyrë aktive për të reduktuar të dhënat personale në trajnimin ChatGPT. Është e rëndësishme që këto sisteme të mësojnë konceptet që ne njohim, si teksti”.
E pyetur gjithashtu në lidhje me përgjigjet e dhëna të gabuara nga sistemi me inteligjencë artificiale Murati tha:
“Është një teknologji e re dhe në zhvillim, ne punojmë çdo ditë për ta bërë atë më të sigurt dhe më të saktë. Modelet e mëdha gjuhësore janë zhvilluar për të parashikuar fjalën tjetër më të mundshme, dhe në disa raste mund të mos jetë e saktë, por qëllimi është pikërisht të marrim reagime nga përdoruesit, të kuptojmë pasaktësitë për të rritur saktësinë. Ne përpiqemi të jemi sa më transparentë edhe për këtë: në ndërfaqen ChatGPT ka një mesazh që i bën të qarta kufijtë dhe kur ne lansuam GPT-4 (versioni i fundit) tre javë më parë, ne i bëjmë të ditur të gjithëve se cilat janë rreziqet dhe potenciali që duhet t’i studiojmë më në thellësi”, u shpreh ajo.
E pyetur për shkeljen e të dhënave më 20 mars, dhe nëse ishin të përfshirë italianët, Murati tha se ishte një gabim i komponentit me burim të hapur dhe se kishin çaktivizuar menjëherë programin për ta rregulluar problemin, ajo tha se nuk e dinte se sa dhe nëse ishin prekur italianët nga ky gabim, sipas saj ky gabim tashmë është rregulluar.
Shefja e teknologjisë në OpenAI gjithashtu potencoi se po përpiqen të zgjidhin situatën me rregullatorin italian, por që nuk kishin pasur dialog dhe ishte një befasi për ta. Ajo theksoi se opinioni publik italian në Itali ishte në favor të ChatGPT-s.
Autoritete të tjera nga Irlanda në Gjermani gjithashtu po vlerësojnë veprime të ngjashme, sikurse Italia, e pyetur për këtë gjë nëse kishte frikë nga një reagim i kundërt rregullator, në Evropë apo në pjesën tjetër të botës, ajo tha se kompania ishte në kontakt të vazhdueshëm me ligjvënësit dhe qeveritë, në Evropë dhe në mbarë botën, për të kuptuar sesi teknologjia duhet të evoluojë nga pikëpamja rregullatore.
Murati, e cila është shqiptare, ishte përgjigjur në italisht në këtë intervistë me mediumin La Reubblica, the sa se kishte mësuar gjuhën përmes televizorit si gjithë shqiptarët.
“Prindërit e mi jetojnë në Itali dhe unë e kam mësuar në TV, si gjithë shqiptarët”, u shpreh mes tjerash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një “vlerësim marramendës” prej 9 miliardë dollarësh

Po përgatitet “superkompjuteri më i madh në botë”, konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe