Miqësia në një nivel tjetër - Marc Anthony i dhuron David Beckham një makinë prej 23 milionë eurosh

Marc Anthony dhe David Beckham kanë qenë miq prej shumë vitesh, dhe ndërsa kohët e fundit pati thashetheme se ata ishin në një sherr, këngëtari e mohoi këtë me një gjest të madh - i dhuroi atij një makinë me vlerë deri në 23 milionë euro.
Revista Hola raporton se Marc i bëri mikut të tij të ngushtë dhe kumbarit të djalit të tij një dhuratë luksoze.
Makina është nga Hedley Studios, një prodhues britanik makinash, e ndërtuar me dorë dhe shpesh e referuar si një vepër arti.

Ky automjet luksoz është ëndrra e çdo koleksionisti dhe garanton tërheqjen e vëmendjes kudo që kalon.
Edhe pse nuk dihet se çfarë marke dhe ngjyre është automjeti, ai është gjithashtu një artikull koleksionisti i pajisur me sedilje lëkure.

Çdo copë është bërë pothuajse tërësisht nga materiale me origjinë britanike.
Përveçse ishte një gjest i mirë nga një mik, kjo dhuratë mohoi edhe thashethemet se ata ishin në një sherr.
Miqësia e Marc Anthony dhe David Beckham filloi falë muzikës së Anthony, e cila tërhoqi Beckham dhe gruan e tij Victoria. Ata kaluan aq shumë kohë së bashku sa Anthony u bë kumbari i Cruz dhe Harper.
Pas lindjes së Marquitos, djalit të Anthony-t me Nadia Ferreira-n, Beckham u emërua kumbari i djalit. /Telegrafi/


















































