Miqësia 10-vjeçare mes Taylor Swift dhe Blake Lively ka marrë fund përfundimisht, sipas burimeve të DailyMail.

Shkak i përçarjes thuhet të jetë një konflikt ligjor i Blake me aktorin Justin Baldoni, në të cilin Lively dyshohet se përfshiu Taylor në mënyrë të papërshtatshme.


Sipas dokumenteve gjyqësore, Lively dyshohet se e kërcënoi Swift me publikimin e mesazheve private nëse ajo nuk e mbështeste publikisht në betejën ligjore me Baldonin, për filmin “It Ends With Us”. Swift u thirr zyrtarisht si dëshmitare, ndonëse ka tentuar të qëndrojë larg dramës, shkruan DailyMail.

98430269 14717731 Taylor Swift s ten year friendship with Blake Lively is past the a 43 1747349741368

Burimet thonë se këngëtarja 35-vjeçare është ndarë përfundimisht nga Blake dhe se Gigi Hadid, mikeshë e përbashkët, gjithashtu ka zgjedhur të distancohet prej saj.

Hadid nuk e ftoi Lively në festën e ditëlindjes së saj muajin e kaluar, një shenjë e qartë e largimit të tyre.

98430527 14717731 Taylor Swift s ten year friendship with Blake Lively is past the m 42 1747349736973

Në mesin e polemikës, Lively është akuzuar se ka tentuar të manipulojë publikun dhe ta përdorë Swift për të fituar përkrahje. Në dokumente të tjera thuhet se Lively e quajti Swift dhe bashkëshortin e saj “dragonjtë e mi”, si pjesë e një loje presioni kundër Baldonit.

Ndërkohë, Swift ka hequr dorë nga kjo miqësi dhe është përqendruar në jetën e saj personale dhe turneun Eras Tour. Ky zhvillim shënon fundin e një kapitulli të gjatë mes dy prej grave më të njohura në showbiz-in amerikan. /Telegrafi/

98430787 14717731 image m 28 1747349630249

94978553 14717731 Last week DailyMail com learned that Swift was left devastated w a 47 1747350789941