LAJMI I FUNDIT:

Minxhozi: Detyrën e ambasadorit e pranova në një kohë të tensionuar për Kosovën

Minxhozi: Detyrën e ambasadorit e pranova në një kohë të tensionuar për Kosovën

Ambasadori i Shqipërisë i cili aktualisht është në kryerje të mandatit, Qemal Minxhozi, ka ndarë eksperiencën e tij si promovues të politikave të shtetit fqinj për 9 vjet e 8 muaj në Kosovë.

Në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së, ai ka thënë se fillimet ishin me plot pikëpyetje nëse mund të bëhej diçka në shtetin ku populli është i njëjtë. Mirëpo për gati 10 vjet veprimtari ndryshimet janë të dukshme.

“Fokusi kryesor ishte përmirësimi i marrëdhënieve në fushën e ekonomisë sepse merreshim shumë me patriotizmin. Unë pata fatin e mirë që erdha në janar të 2014 kur mbahej mbledhja e parë mes dy shteteve. Ne pak a shumë kemi të njëjtën industri, dallojmë nga Kosova se kemi më tepër territor, kemi det. Ka pasur marrëdhënie jo shumë optimiste në atë kohë, tani ne arrijmë te rreth 450 milionë euro që shkëmbejmë me njëri tjetrin”, ka thënë ambasadori Minxhozi, transmeton RTK live.


Minxhozi pohoi se kishte pranuar postin e ambasadorit në një kohë të tensionuar për Kosovën. Ai ka thënë se kur ka pranuar detyrën, ka kuptuar se është një vend ku mund të punohet në shumë drejtime.

“Kosova në atë kohë ishte në një presion ndërkombëtar, të cilat ende janë të pazgjidhura, siç janë asociacioni, problemi i zbatimit të marrëdhënieve të ndërsjella që ishin miratuar një vit më parë, ende s’po zbatoheshin nga Serbia dhe kishte një qëndrim jomiqësor. Pastaj u futa në një rutinë të zakonshme me Qeverinë, komunat dhe të vazhdoj deri sot e tutje me të njëjtin tempo”, ka thënë Minxhozi për fillimet e pranimit të detyrës./RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori