Ministrja e Bujqësisë, Dijana Ziviq, në raportimin e saj të parë para Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka thënë se është e gatshme të bashkëpunoj më këtë Komision në mënyrë që të ketë rezultate pozitive.
Ziviq në disa raste nuk iu është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komisionit me arsyetimin se ka marrë detyrën që 15 ditë dhe se këto pyetje kishin të bënin me periudhën kur detyrën në këtë ministri e mbante Nenad Rikallo.
“Unë jam e gatshme të bashkëpunoj që të kemi rezultate sa më të mira. Më vjen keq që në shumicën e pyetjeve tuaja nuk mund të jap përgjigje, pasi nuk kam qenë ministre gjatë asaj periudhe dhe se shumica e pyetjeve kanë të bëjnë me atë periudhë, por pa dallime administrata e kabinetit do të japë përgjigje”, tha Ziviq.
Ajo ka pranuar se ka vonesa në procedimin e ligjeve nga ana e kësaj ministrie në Kuvend, duke premtuar se ato do të dërgohen sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk ka dhënë ndonjë afat kohor.
“Më lejoni që gjatë kësaj periudhe prej kur jam ministre, të shfrytëzoj rastin që të njihem me punën e ministrisë. Aktualisht po punojmë në programin e zhvillimit rural 2019. Këtë vikend do të mbajmë tryezën e rrumbullakët me të gjithë ekspertët, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për të finalizuar këtë program. Mendoj se deri në fund të javës së ardhshme do të jemi në gjendje të publikojmë programin për zhvillim rural 2019. Po ashtu jam në dijeni se ka ardhur deri te vonesa e disa ligjeve dhe para deputetëve premtoj se këto ligje do të procedohen shpejt, si Ligji për Pyjet, Ligji për Ushqimin, Gjuetinë dhe Zhvillimin Rural e Bujqësor”, tha Ziviq.
Sekretari i MPBZHR-së, Kapllan Halimi, ka folur rreth menaxhimit të mjeteve financiare dhe granteve nga ana e kësaj ministrie, duke thënë se sipas të dhënave të vitit 2014, në Kosovë ekzistojnë 130 mijë ekonomi familjare bujqësore, ndërsa ata si ministri përkrahin në programe bujqësore 30-35 mijë ekonomi familjare bujqësore, ku mbi 76 për qind të këtyre ekonomive familjare bujqësore nuk përkrahen.
“Për atë arsye pas një dekade të përkrahjes të fermerëve të mesëm dhe të mëdhenj kemi menduar të bëjmë një diversifikim, duke kyçur edhe fermerët e vegjël që është shumica e fermerëve që të kenë një përkrahje nga institucionet për t’iu mundësuar atyre të kalojnë nga një nivel vet ekzistues dhe nuk kanë kapacitete tregtare ta plasojnë në treg… Këtë vit e kemi menduar të jetë në gjithë territorin e Kosovës, pasi janë mbi 76 për qind të fermerëve të regjistruar që nuk marrin përkrahje shtetërore dhe këta e përbëjnë një konglomerat të tërë të punësimit dhe ne duhet t’i përkrahim që të mundohemi t’i ngrisim një shkallë më lart që ata të kenë mundësinë e shitjes së produktit të tyre”, tha Halimi.
Ai ka folur edhe rreth konkurrencës në treg ndërmjet prodhuesve vendorë dhe atyre të huaj, duke thënë se kanë vendosur të kenë një pilot-program për mbështetjen e bizneseve të mëdha, gjë e cila do të fuqizojë produktet vendore dhe bashkëpunimin e bizneseve të mëdha me ato të vogla, në mënyrë që këto të fundit të kenë një treg të sigurt.
Për më tepër, Halimi bëri të ditur se nga pesë auditime që kanë pasur i kanë tejkaluar si njësi e bujqësisë.
Anëtarja Komisionit për Bujqësi, Besa Gaxherri, porositi ministren Ziviq se sukseset e saj janë të popullit të Kosovës.
“A e keni bërë prerjen nga puna e kaluar me dorëzim-pranimin e punës suaj, sepse ne kemi mjaft dyshime dhe argumente që në këtë ministri është keqpërdorur dhe abuzuar, andaj unë konsideroj që ju të keni sukses dhe mos me u thirr në atë se në të shkelurat nuk kam qenë unë, është një procedurë që duhet të bëni prerjen e dorëzim-pranimit të punës”, tha Gaxherri.
Anëtari tjetër i Komisionit, Sali Zyba, kërkoi sqarime të di se nga kush ministrja Ziviq ka marrë detyrën kur ka shkuar në ministri dhe kjo e fundit tha se atë e ka marrë nga kryeministri Ramush Haradinaj.
“Po, nga kryeministri”, tha Zhiviq. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Trump: E gjithë bota po na grabit

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker