LAJMI I FUNDIT:

Ministrja rumune e Arsimit shkarkohet shkaku i komenteve pas vrasjes së një 15-vjeçareje

Ministrja rumune e Arsimit shkarkohet shkaku i komenteve pas vrasjes së një 15-vjeçareje

Të mërkurën e kaluar, 15-vjeçarja Aleskandra Macesanu u zhduk në perëndim të Bukureshtit ndërsa po bënte autostop për të shkuar në shtëpinë e saj në qytetin Karakal në Rumani. Më vonë ajo u gjet e vdekur.

Mirëpo, komentet pas kësaj ngjarje të ministres së Arsimit të Rumanisë, Ekaterina Andronescu në një televizion “se fëmijëve u mësohet që të mos hipin në makinë me të huaj” kanë ngjallur reagime të shumta.

Kryeministrja rumune Viorika Dancila e shkarkoi menjëherë ministren duke i konsideruar komentet si të papërgjegjshme, edhe pse sqaroi se ish-ministrja nuk kishte dashur të fajësonte prindërit e viktimës, transmetojnë mediat.


Ajo që e rëndoi më tepër situatën është fakti se 15-vjeçarja ndërsa po mbahej nga rrëmbyesit kishte arritur të telefononte tre herë shërbimin e emergjencës, por policia priti 19 orë para se të niste kërkimet në pronën ku ajo po mbahej.

Për adresimin e dobët të situatës u pushua nga puna shefi i policisë së vendit si dhe u dorëhoq edhe ministri i Brendshëm.

Për vrasjen e Macesanut u ndalua një 65-vjecar, i cili ka pranuar fajin por gjithashtu ka bërë të ditur se ka vrarë edhe një adoleshente tjetër që është zhdukur që në muajin prill.

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Kalo në kategori