Ministrja Hajdari paralajmëron masa shtesë për çmimet, deputetja Musliu: Kthjelluni ministre!
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari deklaroi sot se janë duke monitoruar situatën e çmimeve të produkteve esenciale, ku do të ketë vendosje edhe të disa masave shtesë. Ndaj deklaratave të saj ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke i thënë “Kthjelluni ministre, se nuk jeni në tokë të bukës!”.
Në debatin parlamentar për rritjen e çmimeve, ajo ka pohuar se çmimet e naftës janë më të larta se sa ato që janë importuar.
“Kemi spekulantë të ndryshëm në tregun tonë. Ne do të sigurojmë që të kemi sa më shumë konkurrencë të shëndoshë dhe treg të shëndoshë. Dhe aq më shumë nafta për shembull është importuar 1 litër për 1,52 centë dhe është shitur 1,84 centë, prandaj qeveria duhet të veprojë”, ka deklaruar ajo, transmeton KP.
Ministrja Hajdari shtoi se mos përshtatja e çmimeve të naftës e sjell mundësinë ligjore që qeveria të veprojë me aktin e vetëm nënligjor. Ajo theksoi se janë duke analizuar situatën e çmimeve për çdo produkt esencial.
“Jemi duke monitoruar situatën e çmimeve të produkteve esenciale me kontrolle të shpeshta të tregut nga Inspektorati Qendror i tregut në bashkëpunim me ATK-në dhe së bashku me inspektorët komunalë. Jemi duke parashikuar edhe masa shtesë, sipas mundësive dhe për shkak të situatës që është e jashtëzakonshme për t’i mbrojtur qytetarët tanë”, ka thënë ajo.
Ministrja Hajdari tha se kanë punuar në formalizimin e naftës, meqë siç tha ajo që ka pasur edhe shumë raste të ryshfetit.
“Kam gjetur 700 pika të pa formalizuara të karburanteve, të shitësve me pakicë të naftës. Prej 700 pikave ishin vetëm 200 pika të regjistruara dhe 500 tjera të paregjistruara. Pse? Sepse kishte munguar Ligji i Naftës. Kishte munguar formalizimi i nevojshëm për këto pika të karburanteve dhe aq më shumë, sipas Ligjit për Lejet dhe Licencat nuk ishte aplikuar si duhet për t’i faturuar për regjistrim këto pika të karburanteve të naftës. Vetëm 50 euro janë faturuar 3000 euro, dhe aq më shumë janë faturuar 3000 euro të tjera në xhepa”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, kanë vijuar kritikat nga ana e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
“Kthjelluni ministre, se nuk jeni në tokë të bukës! Ti mund të zgërdhihesh, siç je duke u zgërdhirë, sepse kjo është qasja juaj. Që nga themelimi i kësaj qeverie, çdo problem që trajtohet në Kuvend, ju zgërdhihuni. Ju qeshni nën dhëmbë, sepse familjarët e juaj jetojnë në shtete evropiane”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert