LAJMI I FUNDIT:

Ministrja gjermane paralajmëron për “rritje konfrontimesh midis Rusisë dhe NATO-s”

Ministrja gjermane paralajmëron për “rritje konfrontimesh midis Rusisë dhe NATO-s”

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser ka paralajmëruar për “rritje konfrontimesh midis Rusisë dhe NATO-s”.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka më skrupuj, sipas Faeser, dhe është bërë më agresiv ndaj anëtarëve të NATO-s si Gjermania që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

“Që nga lufta ruse e agresionit kundër Ukrainës, ne kemi përjetuar një pikë kthese në sigurinë e brendshme. Rusia po zhvillon një luftë hibride në Evropë. Është e qartë se fushatat e dezinformimit, aktet e sabotimit dhe sulmet kibernetike janë të kontrolluara nga shteti”, ka thënë ajo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Por Faeser kërkoi përmbajtje dhe maturi në përgjigje.

“… Ne duhet të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri, por në të njëjtën kohë me maturi”.

Para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor, shërbimet gjermane të sigurisë dhe partnerët e tjerë të BE-së zbuluan një fushatë masive ndikimi dhe gënjeshtrash ruse, vuri në dukje Faeser.

Dhe autoritetet gjermane do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’iu kundërvënë çdo përpjekjeje të tillë për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të Gjermanisë të planifikuara për në shkurt dhe agjencia vendase e inteligjencës së vendit ka ngritur një grup pune, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori