LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Jashtme suedeze kundërshton pretendimet e Erdoganit se Suedia po mbështet terroristët kurdë

Ministrja e Jashtme suedeze kundërshton pretendimet e Erdoganit se Suedia po mbështet terroristët kurdë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po kundërshton fortë mundësinë e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

I pari i shtetit të Turqisë po argumenton kundërshtimin duke pohuar se këto dyja vende nordike janë strehë e organizatë terroriste PKK.

Pse po i druhet Turqia anëtarësimit të vendeve nordike në NATO?
Lexo po ashtu Pse po i druhet Turqia anëtarësimit të vendeve nordike në NATO?

Por, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka kundërshtuar pretendimet e shtetit turk se vendi i saj mbështet Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).


“Për shkak të dezinformatave të përhapura në masë të madhe rreth Suedisë dhe PKK-së, dëshirojmë të kujtojmë se qeveria e Olof Palme ishte e para pas Turqisë që e shpalli PKK-në si organizatë terroriste, tashmë në vitin 1984. BE-ja ndoqi shembullin në vitin 2002, kur Anna Lindh ishte e ministre e Jashtme e Suedisë. Ky pozicion mbetet i pandryshuar”, ka shkruar ajo në Twitter.

Theksojmë se pos Erdoganit, edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka kushtëzuar pranimin e suedezëve dhe finlandezëve në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Presidenti kroat ndjekë shembullin e Erdoganit - Kroacia mund ta bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Lexo po ashtu Presidenti kroat ndjekë shembullin e Erdoganit - Kroacia mund ta bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Ndryshe, Suedia dhe Finlanda gjatë ditës së enjte kanë dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori