LAJMI I FUNDIT:

Ministri Sefaj nuk shkon të raportojë në Komisionin për Siguri dhe Punë të Brendshme

Ministri Sefaj nuk shkon të raportojë në Komisionin për Siguri dhe Punë të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj nuk ka shkuar sot në Komisionin për Siguri dhe Punë të Brendshme për të raportuar për zhvillimet e fundit në Inspektoratin e Policisë.

Mungesa e Sefajt u tha se ka ndodhur për shkaqe shëndetësore.

Lidhur me ngjarjet në IPK, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes (VV), Rexhep Selimi ka propozuar formimin e një grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Inspektoratin, në mënyrë që të evidentojë ato parregullsitë që kanë dalë dhe që rekomandimet që dalin nga grupi punues të rekomandohen për ndonjërën nga seancat.


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Xhelili, anëtar i Komisionit për Siguri theksoi se Inspektorati është mekanizëm shumë i rëndësishëm, mirëpo fatkeqësisht nga një punë e mirë që ka  bërë, ka rënë në një organizatë që ka filluar të merret me vetveten.

Ai tha se është kundër formimit të grupit punues për ta mbikëqyr situatën aktuale, por në fazën pasuese sepse në këtë fazë mund të interferojnë meqë po zhvillohen edhe hetime.

Por, deputeti Selimi ka dhënë arsyetimin pse duhet formuar grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit. Sipas tij, Komisioni është organ mbikëqyrës dhe është në kompetencën e tij të formojë grupin punues. Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj tha se nuk pëlqen formimin e asnjë grupi pa qenë ministri në raportim së pari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori