LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë e RMV-së: Nga shtatori sigurohet ilaçi “Mikrazym” për pacientët me fibrozë cistike

Ministria e Shëndetësisë e RMV-së: Nga shtatori sigurohet ilaçi “Mikrazym” për pacientët me fibrozë cistike

Nga muaji shtator pacientët me fibrozë cistike do të mund të marrin terapi të rregullt. Ilaçi “Kreon” i cili ka qenë në mungesë për një vjet e gjysmë tani do të zëvendësohet me ilaçin “Mikrazym”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë ekskluzivisht për TVM2.

“Me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me klinikat përkatëse dhe Agjencinë e Barnave, në muajin shtator pritet të jetë i disponueshëm ilaçi “Mikrazym”, një alternativë gjenerike e ilaçit “Kreon”, me të njëjtin përbërje, formulë farmaceutike dhe dozë, nga një prodhues tjetër, për të siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e pacientëve në vendin tonë.”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Asociacioni për Fibrozë Cistike e përshëndesin këtë hap të ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë. Përfaqësuesi i këtij Asociacioni, Elmir Sejfullahu, thotë se mungesa e ilaçit “Kreon” deri tani u ka shkaktuar probleme serioze pacientëve me fibrozë cistike. Sipas tij, zëvendësimi i “Kreonit” me ilaçin “Mykrazym” do ta zbusë paksa trajtimin, por thotë se “Kreoni” mbetet ilaçi më efikas për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
“Tash që ka pasur mungesë një vjet e gjysmë të “Kreonit”, ka qenë me doza shumë të limituara që ka shkaktuar edhe probleme shëndetësore tek pacientët, për shkak se nëse nuk merret “Kreoni” me çdo ushqim mund të kenë probleme me tretjen, mund të kenë probleme me zorrët dhe disa probleme të tjera. Gjenerika e ilaçit është Pankreatis. Deri në fillim të javës së ardhshme ky ilaç do të jetë nëpër barnatore dhe do ta marrin në të njëjtën mënyrë siç e kanë marrë “Kreonin”. Me një raport nga specialist dhe pastaj në barnatore, ato do të jenë të mbuluara nga fondi. Zëvendësimi i “Kreonit” do ta zbusë paksa trajtimin, por “Kreoni” mbetet ilaçi më efikas për trajtimin e kësaj sëmundjeje.”, – deklaroi përfaqësuesi i Asociacionit për Fibrozë Cistike, Elmir Sejfullau.
Ilaçi “Kreon” ndihmon trupin të absorbojë më lehtë ushqimin. Bëhet fjalë për ilaç me origjinë biologjike, i cili është me prodhim të kufizuar në nivel botëror. Përveç ilaçit “Kreon”, pacientët mbi 12 vjet me Fibrozë Cistike marrin edhe ilaçin “Trikafta”. Sipas statistikës së fundit, në vendin tonë nga sëmundja me Fibrozë Cistike vuajnë rreth 160 pacientë. /rtvm2

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori