Arrestimi i një personi me nacionalitet shqiptar në Bujanoc, në jug të Serbisë, aktualisht nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me krizën në Kosovë, tha Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
“Por, ekziston shqetësimi, sepse ai person është arrestuar me një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni”, tha sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, për Radion Evropa e Lirë.
Më herët, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) njoftoi se tek i arrestuari, i cili është i dyshuar për terrorizëm, u gjet “sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me shurdhues, një scorpion [armë automatike] me shurdhues, një kilogram lëndë shpërthyese, si dhe një sasi e madhe e municionit”.
“Dyshohet se armët janë marrë përmes kanaleve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i tyre në zonën e Kosovës…”, u tha në njoftim.
Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) arrestuan në Bujanoc një person të nacionalitetit shqiptar me inicialet A.B. 27 dhjetor 2022.
BIA, në njoftimin e saj të datës 27 dhjetor, tha se është arrestuar një person me nacionalitet shqiptar, duke përmendur vetëm inicialet e tij: A.B.
Megjithatë, nuk u specifikua nëse është shtetas i Serbisë apo i ndonjë shteti tjetër.
BIA është shërbim civil i sigurisë dhe është pjesë e sistemit të sigurisë dhe inteligjencës së Serbisë.
Mustafi: I arrestuari është nga Kosova
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, tha për Radion Evropa e Lirë se, sipas informacioneve që disponon, është arrestuar një person nga Podujeva – qytet në verilindje të Kosovës.
Ai tha se i arrestuari ka poseduar automjet me targa bullgare.
“Kështu që nuk ka të bëjë me shqiptar lokal. Deklarata në ueb-faqen e Agjencisë për Siguri [BIA] është shumë domethënëse dhe stigmatizuese, sepse është thënë se është i përkatësisë shqiptare. E gjithë stigma lidhet me qytetin e Bujanocit, ku jetojnë shqiptarët, dhe se [i arrestuari] është shqiptar”, tha Mustafi.
Deri në publikimin e këtij artikulli, informata e tillë nuk u konfirmua e as nuk u mohua nga Beogradi zyrtar.
Çfarë thanë dëshmitarët lidhur me arrestimin?
Bujanoci, ku u bë arrestimi, ndodhet në afërsi të kufirit me Kosovën dhe është një nga tri komunat me popullatë shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
Sipas dëshmitarëve, arrestimi është bërë në parkingun e hotelit “Rozafa”.
“Kemi pasur problem, sepse e kanë bllokuar parkingun, nuk kanë lejuar të hyjnë apo të dalin njerëz. Brenda nuk kanë hyrë. Personi është arrestuar jashtë”, tha Ndriçim Hasani, drejtor i hotelit.
Ai shtoi se kamerierët kanë thënë se i arrestuari, gjatë ditës, ka qenë në restorant të hotelit dhe ka pirë kafe, ndërsa, në momentin e arrestimit, ai ka qenë në hapësirën e parkingut.
“Nuk e dimë saktë se sa herë ka qenë në restorant. Më thanë se edhe dikush tjetër ka qenë me të, por në momentin e arrestimit ka qenë vetëm”, tha Hasani.
Arrestim në jehonën e krizës në Kosovë
Lajmi për arrestimin erdhi në kohën e krizës politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës.
Këtij fakti i referohet edhe Maja Bjellosh nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCBP).
“Për arrestimin, BIA informoi publikun në mënyrë joprofesionale, duke paraqitur një sërë dyshimesh dhe spekulimesh, si dhe të dhëna personale të ndjeshme, si nacionaliteti, në vend të fakteve dhe provave”, tha Bjellosh.
Ajo theksoi se autoritetet shtetërore kanë përgjegjësinë më të madhe që të kujdesen për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Serbisë.
“Është shumë e nevojshme që në situatën e krizës në Kosovë të mos ndodhin konflikte ndëretnike në territorin e Serbisë”, tha Bjellosh.
Sa u përket armëve, për të cilat BIA deklaroi se i janë gjetur të arrestuarit, Bjellosh tha se sasia e madhe e armëve dhe municionit në posedim privat të qytetarëve, duhet të jetë shqetësuese.
Sipas saj, mbajtja e armëve pa leje është një vepër e rëndë penale, që dënohet nga 2 deri në 12 vjet burg.
Ajo shtoi se u takon autoriteteve të dëshmojnë synimin për transportin e armëve në Kosovë.
BIA, përmes një komunikate, tha se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe se bashkë me kallëzimin penal do t’i procedohet prokurorit kompetent.
Ngritja e gatishmërisë luftarake në Serbi
Arrestimi në Bujanoc ndodhi në kohën kur ushtria dhe policia në Serbi u vunë në “gatishmëri të plotë luftarake”, pasi grupe serbësh nga veriu i Kosovës ngritën barrikada në rrugë.
Barrikadat u ngritën qysh më 10 dhjetor, për shkak të arrestimit të Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar serb i Policisë së Kosovës, i cili dyshohet se në fillim të dhjetorit ka sulmuar objektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Më 28 dhjetor, siç konfirmoi avokati i tij për REL-in, paraburgimi policor i Pantiqit u zëvendësua me arrest shtëpiak.
Që nga ngritja e barrikadave, njësitet policore dhe ushtarake të Serbisë janë përqendruar në jug të këtij vendi, përgjatë kufirit me Kosovën.
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha më 28 dhjetor se ushtria dhe policia nuk janë të dislokuara vetëm pranë kufirit me Kosovën, por në lokacione të ndryshme. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha mbrëmjen e 28 dhjetorit se barrikadat e ngritura në veri të Kosovës, do të fillojnë të hiqen mëngjesin e 29 dhjetorit, pasi, siç tha, ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e serbëve në Kosovë do të plotësohen. Lirimi i Pantiqit ka qenë një prej kërkesave. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025