LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët regjionale dhe nacionale janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët regjionale dhe nacionale janë të kalueshme

Përkundër reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në Kosovë, të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës, janë të kalueshme. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ku ka publikuar edhe një video.

Sipas tij, kompanitë e kontraktuara nën mbikëqyrjen e menaxherëve rajonal, janë në punë dhe të angazhuar maksimalisht që të mos ketë bllokim të rrugëve.


“Sot kemi një nga shumë ditët dimërore ku do të ketë reshje të borës dhe temperatura të ulëta (-3 deri në -10) thuajse gjatë gjithë ditës. Prandaj kujdesi në komunikacion duhet të jetë primar. Rrugët Nacionale dhe Regjionale në mbarë Kosovën janë të kalueshme, edhe përkundër reshjeve të pandërprera sidomos në rajonet malore dhe në rrugët që të dërgojnë për në pikat kufitare të vendit tonë. Kompanitë e kontraktuara nën mbikëqyrjen e menaxherëve rajonal, janë në punë dhe të angazhuar maksimalisht që të mos ketë bllokim të rrugëve”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij, në Facebook.

Ai ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për çdo vështirësi në komunikacion.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin edhe të policisë por edhe të vetë pjesëmarrësve në komunikacion që të mundësojmë qarkullim të sigurt për të gjithë”, shkruan ministri Pal Lekaj. /Telegrafi/