LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave në RMV hesht për çështjen e lojërave të fatit

Ministria e Financave në RMV hesht për çështjen e lojërave të fatit

As deklaratë me shkrim e as deklaratë para kamerave. Disa ditë me radhë Ministria e Financave nuk jep përgjigje nëse do t’i tërheqë nga procedura parlamentare ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit për të përgatitur ndryshime të reja. Edhe sot heshtje nga Ministria e Financave për pyetjet e Alsat për propozimin e Ligjit pas reagimeve të kreut të shtetit Pendarovski dhe homologut të tij austriak për tërheqjen e ligjit dhe gjetjen e një zgjidhjeje të re ligjore si dhe në të njëjtën kohë të mos keqpërdoret flamuri evropian.

“Për më shumë se dy javë nga Ministria e Financave nuk gjetën kohë të prononcohen lidhur me propozim Ligjin për ndryshimin e lojërave të fatit, i cili është në procedurë parlamentare dhe është vënë me yll Evropian, për të kaluar filtrat e Kuvendit me procedurë të shpejtë”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

Propozim-ndryshimet për Ligjin e Lojërave të Fatit janë dorëzuar në Kuvend para më shumë se një muaj.
Sipas informacioneve të Alsat, ndryshimet i hapin rrugë hyrjes së një kompanie nga Serbia në këtë biznes. Për momentin nuk ka informacione nëse ligji i propozuar do të tërhiqet pasi Arbër Ademi, i cili është kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, nuk i përgjigjet thirrjeve të televizionit Alsat.


DRAFT LIGJI
“Në ndryshime, përveç që kërkohet që objektet e bastoreve të jenë të paktën 500m larg institucioneve arsimore, parashikohen taksa më të larta ndaj shtetit për kompanitë e këtij biznesi.”

Ndryshe, Pendarovski në takim me kolegun e tij austriak Van der Belen, porositi që të mos keqpërdoret përdorimi i flamurit evropian gjatë miratimit të ligjeve kaq të ndjeshme. Sipas presidentit austriak, është e nevojshme që Kuvendi i Maqedonisë të gjejë rrugën e duhur. I ftuari theksoi se zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve evropiane dhe që flamuri i BE-së të mos përdoret për këtë ligj. Pendarovski, nga ana tjetër, propozoi që të organizohen debate publike për këtë temë me qëllim që të arrihet zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët e interesuara. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori