Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), konform vendimit të qeverisë ka filluar nga zbatimi i masave në fushë-veprimtarinë që mbulon, duke aplikuar masa shtesë inspektuese.
MEPTINIS po ashtu u bënë thirrje të gjitha bizneseve që t’i zbatojnë masat që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës dhe njëkohësisht kërkon nga organet ligj-zbatuese dhe të sigurisë që të jenë në monitorim të gjendjes në terren.
Njoftimi i plotë MEPTINIS-it
Të nderuar qytetarë të Republikës!
Pas zyrtarizmit të dy rasteve me COVID-19 (virusi “Corona”) në Kosovë, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, konform vendimit të Qeverisë, të dt. 13 mars 2020, ka filluar nga zbatimi i masave në fushë-veprimtarinë që mbulon.
MEPTINIS i bënë thirrj e të gjitha bizneseve që t’i zbatojnë masat që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës dhe njëkohësisht kërkon nga organet ligj-zbatuese dhe të sigurisë që të jenë në monitorim të gjendjes në terren.
Në këtë kuadër, MEPTINIS ka nxjerrë në terren trupa inspektues që punojnë me orar të zgjatur për të zbatuar urdhrin e Qeverisë.
Këto trupa janë duke kryer kontrolle të vazhdueshme për të siguruar rregullsinë në treg dhe zbatimin e masave në marrëdhënien punëdhënës – punëmarrës, ndër tjera, duke penguar shitjen e produkteve me çmime të fryra, apo me deklaracion të gabuar, ose data të skaduara. Ne jemi për të penguar këdo që tenton të përfitojë nga gjendja e rrezikut të krijuar.
MEPTINIS ju kujton se kompanitë janë urdhëruar që duhet t’i përshtatin operacionet e tyre, ashtu që, sa më shumë aktivitete punonjësit t’i kryejnë nga shtëpia.
Komunalitë, furnizuesit, shërbimet financiare, ofrue sit e shërbimeve të komunikimeve elektronike, të sigurojnë shërbime në masë të domosdoshme, me orar e staf të reduktuar, duke u siguruar që sa më shumë operacione t’i drejtojnë drejt kanaleve elektronik.
Mos të dyndemi nëpër pika të shitjeve, të sigurojmë se mbajmë distancë, së paku një metër, nga tjetri dhe këtë ta sigurojnë edhe menaxherët e pikave të shitjes, duke mbajtur radhën.
Kërkohet asistencë e Policisë së Kosovës për trupat përkatëse inspektues që gjenden në terren, në rast nevoje.
Qytetarë të nderuar, mos dilni jashtë shtëpive tuaja, vetëm në rastet kur e keni të domosdoshme dhe detyrimisht t’u referoheni udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Qytetarët mund të thërrasin në numrat pa pagesë: 0800 11 000 dhe 0800 77 5 77, për lajmërime për treg dhe punë, përkatësisht.
Pa panik! Me kujdes të shtuar, me vetë-disipline e solidaritet do të triumfojmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City