LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë nuk e di se ku do t’i transferojë të burgosurit e Gjilanit për t’u bërë vend atyre nga Danimarka

Ministria e Drejtësisë nuk e di se ku do t’i transferojë të burgosurit e Gjilanit për t’u bërë vend atyre nga Danimarka
Foto: Ilustrim

Rreth 300 të burgosur, të cilët aktualisht gjenden në burgjet e Mbretërisë së Danimarkës, pritet të transferohen në burgjet e Kosovës. Kjo pas marrëveshjes së arritur mes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe institucioneve të Danimarkës.

Të burgosurit të cilët do të vijnë nga Danimarka pritet të vendosen në Qendrën Korrektuese të Gjilanit, megjithatë Ministria e Drejtësisë ende nuk ka vendosur se ku do t’i transferojë të burgosurit e Kosovës që aktualisht gjenden në këtë qendër, transmeton Telegrafi.


Eris Hana nga Ministria e Drejtësisë ka thënë se janë duke punuar me Shërbimin Korrektues të Kosovës, në mënyrë që të gjejnë mënyra efikase për transferimin e të burgosurve.

“Jemi në bashkëpunim të plotë me Shërbimin Korrektues të Kosovës, t’i ndjekim të gjitha procedurat e brendshme dhe të gjejmë mënyrat më efikase për transferimin e tyre në institucionet tjera korrektuese”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë se të burgosurit që do të vijnë do të trajtohen sipas ligjeve daneze.

“Ata do të trajtohen sipas ligjeve daneze, ata nuk do të trajtohen sipas ligjeve për veprat penale. Ata standardet në burgje i kanë shumë të larta. Kushtet e akomodimit janë shumë më të larta”, theksoi ai.

Danimarka thotë se do të marrë hua 300 qeli burgjesh në Kosovë
Lexo po ashtu Danimarka thotë se do të marrë hua 300 qeli burgjesh në Kosovë

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë ditën e enjte përmes një komunikate për media ka dhënë detaje rreth marrëveshjes ku thuhet se Kosova do përfitojë 210 milionë euro.

“Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sjellën nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit të cilët do të tranferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtëritshme”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë pritet të nënshkruhet javën e ardhshme, ndërsa kjo duhet të ratifikohet edhe në Kuvend.

Siç mëson Telegrafi marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori