LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë kërkon që Oda e Përmbaruesve të hetojë rastin me përmbaruesen e arrestuar

Ministria e Drejtësisë kërkon që Oda e Përmbaruesve të hetojë rastin me përmbaruesen e arrestuar

Ministria e Drejtësisë njofton se ka kërkuar nga Oda e Përmbaruesve që të hetojë rastin në lidhje me një gazetar, e në të cilin është përfshirë një përmbarues nga Gostivari dhe nëse ka shkelje të mundshme të Ligjit për përmbarim dhe Kodeksit të etikës profesionale të përmbaruesve, të ndërmerren masat e duhura.

“Si Ministri e Drejtësisë, theksojmë se përmbaruesi është i detyruar që në sjelljen e tij ndaj publikut të veprojë duke shfaqur afirmim dhe respekt për veprimtarinë e përmbaruesit, të mos sillet në mënyrë ofenduese, të jetë i durueshëm, dinjitoz dhe i sjellshëm, si dhe t`i respektojë palët dhe dinjitetin e tyre”.

Ndalohet një përmbaruese në Kërçovë, ka sulmuar policinë dhe një gazetar
Lexo po ashtu Ndalohet një përmbaruese në Kërçovë, ka sulmuar policinë dhe një gazetar

“Përmbaruesit janë të detyruar ta zbatojnë Kodeksin e etikës profesionale të përmbaruesve i cili paraqet përmbledhje të standardeve të shkruara për sjellje dhe veprim të përmbaruesve në kuadër të kryerjes së veprimtarisë së vet, gjegjësisht gjatë zbatimit të Ligjit për përmbarim”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.


Ndryshe, mbrëmë policia ka ndaluar përmbaruesen V.J pasi mbrëmë ka sulmuar zyrtar policor përderisa sa ka qenë duke u marrë në pyetje në stacionon policor në Kërçovë, e ftuar pas sulmit që kishte ndaj gazetarit Furkan Saliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori