Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka marrë vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve procedurale për marrjen dhe vazhdimin e lejeve dhe licencave për zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar në fuqi që ndërlidhen me fushën e hortikulturës, produkteve për mbrojtjen e bimëve, plehrave, farërave, blegtorisë, pylltarisë, verëtarisë dhe shërbimeve këshilluese për bujqësi.

Ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të parashtruesve të kërkesave, pas marrjes së masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 dhe shpalljes së emergjencës për shëndetin publik nga Qeveria e Kosovës.


"Shtyhen përkohësisht afatet procedurale për marrjen dhe vazhdimin e lejeve dhe licencave për zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar në fuqi që ndërlidhen me fushën e Hortikulturës, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve, Plehrave, Mbrojtjes së Bimëve, Farërave, Blegtorisë, Pylltarisë, Verëtarisë dhe Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi", thuhet në njërën nga pikat e vendimit, përcjell Telegrafi.

Pikat e vendimit1. Shtyhen përkohësisht afatet procedurale për marrjen dhe vazhdimin e lejeve dhe licencave për zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar në fuqi që ndërlidhen me fushën e Hortikulturës, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve, Plehrave, Mbrojtjes së Bimëve, Farërave, Blegtorisë, Pylltarisë, Verëtarisë dhe Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi. 2. Shtyrja e përkohshme e afateve nga pika 1 i këtij vendimi bëhet me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të parashtruesve të kërkesave, pas marrjes së masave për parandalim të pandemisë së Coronavirusit COVID-19 dhe shpalljes së emergjencës për shëndetin publik nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 3. Shtyrja nga pika 1 dhe 2 të këtij vendimi vlen nga dita e nxjerrjes së Vendimit nr.01/07, datë 11.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, deri në marrjen e një vendimi tjetër. 4. Obligohen të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. 5. Zyrtarët nga pika 4 e këtij vendimi, të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim do të ndëshkohen në pajtim me legjislacionin në fuqi. 6. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit. /Telegrafi/

Vendim Ref KM 72 20 page 0001

Vendim Ref KM 72 20 page 0002