LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Periudha e aplikimit zgjatë 30 ditë kalendarike që nga dita e shpalljes publike, ndërkaq aplikimi për të përfituar subvencione bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Me rastin e fillimit të aplikimit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka ftuar fermerët nga gjithë territori i Republikës së Kosovës që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2022.


“Është hapur sot aplikimi për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2022.

Ky program arrin vlerën prej minimum 50 milionë euro dhe parasheh rritje të konsiderueshme për shumicën e kulturave bujqësore”, ka thënë Ministri Peci.

Ndërkaq, të gjitha informatat e hollësishme për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, fermerët mund t’i marrin në web faqen e MBPZhR-së, https://www.mbpzhr-ks.net  dhe në web faqen e AZhB-s, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Botë
Pas Trumpit, edhe Melania lanson kriptomonedhën e saj

Pas Trumpit, edhe Melania lanson kriptomonedhën e saj "$Melania"

Botë
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

Ekonomi
Kalo në kategori