LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Ugandës thotë se njerëzit që vdesin nga uria janë idiotë

Ministri i Ugandës thotë se njerëzit që vdesin nga uria janë idiotë

Një ministër i qeverisë së Ugandës po përballet me kritika pasi i quajti “idiotë” ata që kanë vdekur nga uria në vendin e tij.

Shumë i kanë konsideruar të pavenda komentet e Henry Okello Oryem, raporton bbc.

Në vitin 2022, më shumë se 2200 njerëz vdiqën nga uria dhe sëmundjet e lidhura me të në Ugandën verilindore, tha një raport nga një organ zyrtar i të drejtave të njeriut.


Por, Oryem argumentoi se duke pasur parasysh klimën e favorshme dhe tokën pjellore të Ugandës, njerëzit duhet të jenë në gjendje të kultivojnë ushqim për veten e tyre.

“Është vetëm idiot, një idiot i vërtetë, që mund të vdesë nga uria në Ugandë”, tha ministri i shtetit për punët e Jashtme për kanalin televiziv NTV Uganda.

“Nëse punon, ka tokë të mjaftueshme në Ugandë. Klima është e përshtatshme përkundër ndryshimeve klimatike. Nëse bën një përpjekje të dyfishtë për të siguruar që të dilni në mëngjes, të punosh tokën tënde, të mbjellësh farat, të mirëmbash plantacionin tënd, pa dyshim, si mund të dështosh pastaj në marrjen e ushqimit?”, pyeti ai.

Ndryshe, përveç vrasjes së shumë njerëzve, mungesa e ushqimit në veri-lindje la gati gjysmë milioni njerëz në “uri akute”, thuhet në raportin e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Ugandës, i cili u krijua me kushtetutë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori