Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler ka thënë të martën në Prishtinë se dialogu është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon.
Guler në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat.
Ai tha se në takim me Maqedoncin ritheksuan faktin se detyrën e komandantit të KFOR-it nga komandanti turk është marrë përsipër dhe do ta realizojnë me neutralitet dhe transparencë të plotë.
“E theksuam faktin se duke nisur nga Kosova, paqja lumturia dhe siguria në Ballkan për ne është çështje që ka peshë të madhe… Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në këtë rajon dhe ritheksuam faktin se detyrën e komandantit të KFOR-it, e kemi marrë përsipër dhe do ta realizojmë me neutralitet dhe transparencë të plotë”, tha Guler.
Ai shtoi se Turqia përkrah sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
“Raportet tona me Kosovën si bashkëpunëtorë e jona në Ballkan në të gjitha fushat vazhdojnë me shpejtësi dhe stabilitet të ndërtuar sipër raporteve të kamotshme historike e kulturore. Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, unifikimin me institucionet euroatlantike dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, theksoi ai.
Ministri i Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci në këtë takim ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në partneritetin e programit për paqe, dhe ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit në NATO që garanton stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Republika e Turqisë ka qenë, dhe do të mbetet partner strategjik për Republikën e Kosovës, bashkëpunimi mes vendeve tona, është ndërtuar një shtyllë mbi shtyllat e forta të parimeve dhe besimit reciprok, prandaj si i tillë ai do të vazhdojë të thellohet, dhe patjetër që do të jetë i qëndrueshëm me forcë… Në këtë aspekt kam kërkuar nga ministri Guler mbështetje për anëtarësimin e Republikë së Kosovës në partneritetin e programit për paqe, dhe kam theksuar rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO si rrugë që garanton stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Maqedonci.
Gjithashtu Maqedonci shtoi se është dëshmuar që Ministria e Mbrojtjes është e vendosur fuqishëm në shërbim të paqes, në funksion të shërbimit ndaj paqes, do të jetë dhe ndërtimi dhe forcimi i ushtrisë të Kosovës .
Ministri i Mbrojtjes, Guler do të pritet gjatë ditës në takim edhe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmanin. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

OBRM-PDUKM: Nuk janë të vërteta deklaratat për punësimin e 3.000 personave, LSDM po sajon skandale

Polaku tentoi të ikte nga Shqipëria me mijëra euro të padeklaruara, i sekuestrohen

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit