LAJMI I FUNDIT:

Ministri serb: Çështja e Kosovës po kthehet aty ku Serbia ka miq si Kinën e Rusinë

Ministri serb: Çështja e Kosovës po kthehet aty ku Serbia ka miq si Kinën e Rusinë

Ministri për inovacione dhe zhvillim teknologjik në Qeverinë e Serbisë, njëherësh udhëheqës i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviç mendon se bisedimet (në Bruksel) rreth Kosovës nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Dhe sipas tij, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, është e qartë se pa SHBA-të, Rusinë dhe Kinën nuk është e mundur të arrihet një kompromis i qëndrueshëm dhe i zbatueshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Kështu, ai ka thënë se çështja e Kosovës po kthehet në vendin e vetëm ku mund të jetë zgjidhur, në OKB, aty ku Serbia ka miq si Kinën dhe Rusinë, të cilat mbrojnë territorialitetin e Serbisë, duke respektuar Kushtetutën dhe Rezolutën 1244.


Këtë në një intervistë për “Novosti”, e ka thënë Nenad Popoviç, ministër për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe udhëheqësi i Partisë Popullore Serbe (SNP).

Popoviç, në një intervistë për mediumin serb “Novosti” vlerëson se nga vetë marrëveshja e nënshkrimeve të Brukselit është e qartë se shqiptarët nuk duan të përmbushin detyrimin e tyre themelor dhe të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe.

“Nga ne pritet që të ulemi në të njëjtin vend me ata që na mashtrojnë dhe ata që i mbështesin ata në këtë mashtrim. Në këto kushte nuk duhet të vazhdojnë bisedimet. Serbia nuk është kundër dialogut, por nuk duhet të lejojmë që të na dëmtojë”, ka thënë ndër tjerash Popoviç. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori