LAJMI I FUNDIT:

Ministri Selimi nënshkruan vendimin për dhënien e ndihmës financiare për kthimin e degës së gjykatës në Komunën e Preshevës

Ministri Selimi nënshkruan vendimin për dhënien e ndihmës financiare për kthimin e degës së gjykatës në Komunën e Preshevës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot në festën e Flamurit, ka nënshkruar vendimin për dhënien e ndihmës financiare për kthimin e degës së gjykatës në Komunën e Preshevës.

Sipas një njoftimi për media, ministri Selimi, këtë vendim e ka nënshkruar duke e bërë me dije edhe një herë se ndarja në mes të shqiptarëve nuk ekziston dhe se 28 Nëntori është data më e mirë identifikuese e të gjithë shqiptarëve.

“Këtë vendim po e nënshkruaj si dëshmi se me kujdesin e duhur për vëllezërit tanë të cilët padrejtësisht janë të ndarë nga trungu amë, mund të realizojmë kërkesat e ligjshme për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Luginës” tha Ministri Selimi.


Me nënshkrimin e këtij vendimi, Ministri Selimi ka realizuar një premtim të cilin ua kishte dhënë shqiptarëve të Preshevës gjatë vizitës së tij, duke iu siguruar për mbështetjen e tij të pakursyer.

Në njoftim po ashtu thuhet se me rikthimin e degës së Gjykatës në Preshevë, qytetarëve të kësaj komune iu garantohet mbrojtje më kuptimplotë e të drejtave të tyre, gjykim i drejtë dhe qasje me e shpejtë në drejtësi.

“Jemi bashkë, duke mos kursyer asgjë për t’iu bërë ballë presioneve të vazhdueshme të shtetit serb dhe për fuqizimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës” ka theksuar Ministri Selimi.

Tutje në njoftim thuhet se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim dhe këmbëngulje për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës në fusha të përbashkëta të interesit kombëtar, sidomos në arritjen dhe konsolidimin e të drejtave legjitime të tyre si qytetarë të barabartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Lajme
​Abdixhiku pas dështimit seancës: LVV e ka një shumicë minimale, nuk e di pse nuk e votojnë kryeparlamentarin

​Abdixhiku pas dështimit seancës: LVV e ka një shumicë minimale, nuk e di pse nuk e votojnë kryeparlamentarin

Politikë
Dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare

Dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare

Politikë
Haradinaj: Jemi të gatshëm të japim zgjidhje

Haradinaj: Jemi të gatshëm të japim zgjidhje

Politikë
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Politikë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kalo në kategori