LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Qeverisë së Kosovës e quan masakrën e Reçakut trillim e shqiptarët terroristë

Ministri i Qeverisë së Kosovës e quan masakrën e Reçakut trillim e shqiptarët terroristë

Pas zëvendësministres së Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila u shkarkua nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas deklaratave të bëra lidhur me bombardimet e NATO-s duke i quajtur gjenocid, ngjashëm ka vepruar edhe një ministër tjetër i Qeverisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për Ivan Todosijeviq, ministër i MAPL-së, i cili në 20 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s, nuk ka hezituar t’i quaj shqiptarët terroristë si dhe ta mohoj masakrën e Reçakut, duke e cilësuar si trillim nga ana e shqiptarëve, transmeton Telegrafi.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë ashtuquajtura katastrofa humanitare në Kosovë. Masakra e Reçakut ishte një trillim, kurse janë terroristët shqiptarë që trilluan gjithçka, duke kryer krimet më të mëdha në Kosovë, për të cilat deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë të mirë dhe policë në vendet e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar gjatë agresionit të NATO-s, dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqeruajtës në Kosovë”, ka deklaruar ministri Teodosijeviq. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori