LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mustafa monitoron nga afër mbjelljet pranverore

Ministri Mustafa monitoron nga afër mbjelljet pranverore

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot kultivuesit e patates në Pestovë, për të parë nga afër të mbjellat pranverore.

Ministri Mustafa gjatë kësaj jave ka riorganizuar programet mbështetëse të Ministrisë ashtu që, brenda buxhetit të miratuar, të ketë përqendrim tek të mbjellat pranverore që rrisin prodhimin vendor të ushqimeve, duke ofruar mbështetje të plotë bujqve prodhues në kohën e mbjelljeve pranverore, që të mos ketë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues në vend.


“Këto të mbjella pranverore, si patatja, rrisin sasinë dhe cilësinë e ushqimit të prodhuar nga bujqit tonë, nga toka jonë, për familjet tona, prandaj është inkurajuese të shoh bujqit duke punuar tokat e tyre, me kujdes të shtuar duke respektuar udhëzimet e organeve të shëndetit publik” u shpreh ministri Mustafa. /Telegrafi/