LAJMI I FUNDIT:

Sveçla deklaroi pasurinë e tij dhe të gruas – ajo është aksionare në dy shoqëri komerciale

Sveçla deklaroi pasurinë e tij dhe të gruas – ajo është aksionare në dy shoqëri komerciale
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka deklaruar pasurinë e tij të luajtshme dhe të paluajtshme në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në deklarimin e pasurisë së tij, thuhet se posedon pronë të paluajtshme (të përbashkët) një shtëpi 300 metra katrorë, në vlerë prej 600 mijë euro si dhe një lokal afarist 200 metra katrorë, në vlerë prej 650 mijë euro.


Tutje Sveçla deklaroi një veturë si pasuri të luajtshme e cila është blerë me kredi dhe është në pronësi të bashkëshortes së tij, në vlerë prej 3.600 euro.

Po ashtu, ministri i MPB-së ka deklaruar se në emër të bashkëshortes së tij figurojnë dy shoqëri komerciale, e para O.S.S. “Dhomi” B.I ka kapital prej 6.000 euro dhe tjetra “Dental Advanced Services Dhomi”, ka kapital prej 100.000 euro e cila është aksionare e saj prej 50 për qind.

Ndërsa, para të gatshme të mbajtura në institucione financiare Sveçla deklaroi se në Procredit Bank ai posedoi 708 euro, ndërsa bashkëshortja e tij posedon në Procredit Bank në konton e shoqërisë komerciale O.S.S. “Dhomi” B.I, 984.78 euro dhe po në këtë bank ajo posedon 626.28 euro.

Ministri Sveçla po ashtu ka deklaruar se ka detyrim financiar ndaj Procredit Bankës, 3.884.80 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka detyrim financiar në “Investim në biznes”, prej 50.000 euro.

Tutje, thuhet se të hyrat vjetore ministri Sveçla i ka si në vijim: Si ministër në vit merr 15.855.84 euro, ndërsa mëditje në vit merr 1.466.90 euro.

Ndërkaq, bashkëshortja e tij, e cila punon në Kolegjin “UBT”, merr në vit 16.800 euro dhe në shoqërinë komerciale DAS Dhomi L.L.C merr 6.669 euro.

Ndërkaq, Sveçla bën të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij kanë sigurim jetësor individual ILLYRIA, në vlerë prej 2.650 euro.

Ndërsa të hyrat nga qiraja e lokalit afarist (e përbashkët) prej 800 euro, paguhet në llogarinë e bashkëshortes së ministrit, Xhelal Sveçla.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori