LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mehaj kritikon stafin e tij për mostransparencë

Ministri Mehaj kritikon stafin e tij për mostransparencë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pasi Lëvizjes FOL ka deklaruar se nuk ka marrë përgjigje lidhur me aktivitetet e realizuara nga kjo Ministri për periudhën janar – qershor 2022.

Në publikimin e Lëvizjes FOL thuhet se “Ministria Mbrojtjes – në kuadër të Planit Strategjik Operacional për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 14 aktivitete, mirëpo nga kjo ministri s’kemi marrë përgjigje se sa janë realizuar këto aktivitete”.


Lidhur me këtë, Mehaj ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për kërkesën e FOL-it dhe ka paralajmëruar masa për përgjegjësit brenda stafit të tij.

Fol: Qeveria zbatoi vetëm 47,6 për qind e planit të punës për gjashtë muaj
Lexo po ashtu Fol: Qeveria zbatoi vetëm 47,6 për qind e planit të punës për gjashtë muaj

“Tani u informova që Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Zyra për Marrëdhënie me Publikun, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga organizata FOL, lidhur me realizimin e planit të punës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo gjë është e pa pranueshme dhe në kundërshtim me praktikat e transparencës dhe llogaridhënies që i kemi instaluar që nga ardhja në qeverisje”.

“Menjëherë kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm që kjo çështje të trajtohet, të verifikohet fillimisht a janë përcjellë pyetjet te zyra jonë e mediave, pastaj të ndërmirren masa përkitazi me përgjegjësitë që i takojnë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Tutje, ka thënë se vitin e kaluar, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar në përpikëri planin e punës 96 për qind, po ashtu ka shpenzuar buxhetin 96 për qind.

“Të dyja këto me përqindjen më të lartë të realizimit që ka pasur ndonjëherë, besueshmëria në Ministrinë e Mbrojtjes ka qenë më e larta ndonjëherë, prandaj këto standarde të vendosura nga ne, do t’i mbajmë edhe në vazhdim. Përgjigjet në pyetjet e drejtuara nga organizata, do t’i keni të publikuara shumë shpejt”, ka përfunduar ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori