Ministri i Punëve të Jashtme, Galuk Konjufca ka pritur sot në takim homologun e tij italian, Luigi Di Maio me të cilin tha se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve, në veçanti në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me teknologji dhe inovacion. Ndërsa diplomati italian, pas takimit tha se shteti i tij fton për dialog Kosovë-Serbi, me lehtësim nga Bashkimi Evropian.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio uroi Glauk Konjufcën për qeverinë re të Kosovës, me të cilën tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të ndajnë përvojat e tyre edhe drejt rrugës për integrim europian.
“Jemi plotësisht të gatshëm të bashkëpunojmë në bazë të përvojave tona, informatave, që t’u japim gjithçka në mënyrë që reformat të realizohen deri në fund dhe të paraqesin hapa për integrimin e ardhshëm evropian të vendit. Natyrisht kemi biseduar edhe për faktin se Italia nxit, fton një dialog për procesin e paqes, një dialog maksimal mes Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë aspekt do të bëjmë në atë mënyrë që BE të jetë protagonist dhe lehtësues i këtij dialogu, dialog që do t’i jap përparësi procesi të integrimit evropian”, tha ai.
Ndërsa, ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca tha se Di Maio çdoherë ka qenë mbështeturës i Kosovës sa i përket heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës, dhe në rrugën e integrimeve evropiane.
“Biseduam si t’i thellojmë marrëdhëniet tona të cilat edhe ashtu janë të shkëlqyeshme, por ato duhet të konkretizohen edhe më shumë në drejtim të bashkëpunimit më të fuqishëm ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë si dhe shkëmbimeve më të mëdha tregtare në mes vendeve tona”, tha Konjufca.
Nga të dy ministrat u tha se një pjesë e takimit të tyre i është kushtuar diskutimit për teknologjinë dhe inovacionin.
Konjufca theksoi se ministri italian është shprehur i gatshëm të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejt në realizimin e projekteve të Qeverisë së Kosovës sa i përket ndërtimit të parqeve të teknologjisë informative. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër