Ndeshja mes Kosovës U-20 dhe Serbisë të kësaj grupmoshe është anuluar.

E gjithë kjo ndodhi pasi disa tifozë janë tubuar në afërsi të palestrës ku ka pasur të zhvillohet ndeshja.


Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, ishte ai që e konfirmoi mos zhvillimin e ndeshjes.

auto 29004170 1891063494266771 1752552752 n1521744038 1 Pamje nga stërvitje e djeshme

Tifozët e Cervena Zvezdës ishin tubuar para palestrës dhe anulimi i ndeshjes u bë për shkak të tensioneve të mëdha të krijuara para fillimit të saj.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë për Telegrafin, se moszhvillimi i kësaj ndeshjes është dështim i sigurisë së nikoqirit.

“Mendoj se është dashur të merren masa paraprake për të siguruar që ndeshja të zhvillohet, por nëse vërtetë është pa si e pamundur të zhvillohet për shkaqe  sigurie, atëherë uroj që kjo ndeshje të zhvillohet me një ambient më të sigurt për lojtaret”.

23 01 2018 917841 Ministri Kujtim Gashi e1516727168268 Ministri i sportit, Kujtim Gashi

“Gjithsesi është obligim i nikoqirit të krijoj kushte që ndeshja të zhvillohet, dhe mendoj se kemi të bëjmë me një dështim të autoriteteve të sigurisë meqë ka ardhur deri te anulimi i kësaj ndeshje të rëndësishme”, ka thënë ministri Gashi për Telegrafin.

Ende nuk ka reagim të Federatës së Hendbollit të Kosovës në faqen zyrtare të saj për rastin e sotëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app