LAJMI I FUNDIT:

Ministri i ekonomisë Driton Kuçi takon drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni

Ministri i ekonomisë Driton Kuçi takon drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni

Ministri i ekonomisë Driton Kuçi sot është takuar me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Marco Mantovanelli, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Ministrisë, në këtë takim theks i veçantë është vënë mbi bashkëpunimin e suksesshëm të Ministrisë së ekonomisë dhe Bankës botërore që ka rezultuar me realizimin e shumë projekteve në sferën e efikasitetit energjetik dhe në sferën e turizmit.

Ministri Kuçi e ka falënderuar drejtorin e ri të Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Mantovanelli për mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion jep për vendin, ndërsa ka propozuar që bashkëpunimi në të ardhmen të vazhdojë me mundësi për realizimin e projektit të autostradës Shkup-Bllacë, i cili është i dobishëm për Maqedoninë dhe Kosovën, për qytetarët dhe bizneset e dy vendeve, dhe sidomos për bizneset që veprojnë në Zonën Industriale të Vizbegut, ku punojnë mbi 5 mijë njerëz dhe ka qarkullim qindra milionësh në nivel vjetor.


Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Mantovanelli ka thënë se bashkëpunimi me Ministrinë e ekonomisë dhe me institucionet tjera në vend ka qenë shumë i frytshëm, duke realizuar projekte në sferën e energjetikës, turizmit, konkurrueshmërinë e kompanive, zhvillimin e komunave dhe projekte tjera.

Mantovanelli po ashtu ka theksuar se në shtator do të përpilohet edhe programi për projektet që do të realizohen në periudhën e ardhshme, ku mund të mbështeten projekte nga fushat e përmendura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori