LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi i përgjigjet rektorit Dema: Nuk duhet të lejojmë që UP të bëhet shtëpi nepotizmi, as arenë korruptive

Ministri Bytyqi i përgjigjet rektorit Dema: Nuk duhet të lejojmë që UP të bëhet shtëpi nepotizmi, as arenë korruptive

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, thotë se sot ka takuar sot Këshillin Drejtues të UP “Hasan Prishtina” për t’u informuar lidhur me kërkesën e rektorit të UP, Marjan Dema, ku ky i fundit ka kërkuar që të mos ndërhyhet në autonominë e këtij institucioni arsimor.

“Duke e marrë si shkas shqetësimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, z. Marjan Dema, të shprehur në media, ku kërkon të mos ndërhyhet nga Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë në autonominë e Universitetit, sot kam ftuar në takim Këshillin Drejtues për të marrë informatë të afërt për shkakun e kësaj kërkese të Rektorit dhe për të rivënë në vëmendje se nepotizmi e fenomene tjera të liga nuk duhet të lejohen të ndikojnë proceset në Universitet”, ka thënë ministri Bytyqi në një postim në Facebook.

Më tej ministri ka thënë se “Stafi i munguar, sigurisht se ka penguar që Universiteti të plotësojë kritere të rëndësishme të arritshmërisë. Mosplotësimi në kohë i boshllëkut me staf akademik është shqetësim për Ministrinë. Thërras autoritetet e Universitetit veçanërisht Këshillin Drejtues të evidentojë shkaqet e mosreagimit në kohë dhe të ndërmarrë masa që kjo gjendje të mos vazhdojë kështu”.


“Opinioni i Avokatit të Popullit mbi Parandalimin e Nepotizmit në Universitetin e Prishtinës, me numër protokolli 481/2018, i datës 16 mars 2018, krahas gjithë gamës së veprimeve për parandalimin e deformimit të procesit përzgjedhës të stafit, është një obligim shtesë për Këshillin e Etikës dhe të gjitha organet e Universitetit”.

“Mbesim me shpresë që procesi do të mbetet i padeformuar dhe kështu do të kemi staf akademik kredibil, i cili do të plotësojë boshllëkun e deritashëm. Ministria mbetet e përkushtuar për të respektuar pavarësinë e Arsimit të Lartë dhe në këtë e siguron rektorin Dema, por nuk do mbetet e pavëmendshme për proceset që paraqiten me deformime për çfarëdo shkaku, të kujtdo, në shkollimin e lartë, e kudo tjetër. Shoqëria jonë më nuk do të pajtohet me asnjë individ që deformon Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës”.

“E thërrasim Këshillin Shtetëror të Cilësisë të ketë vëmendjen profesionale në procesin e Akreditimit. Arsimi i Lartë nuk duhet të lejojmë të bëhet as shtëpi nepotizmi, e as arenë korruptive, por të jetë një garancë dhe shtëpi ku nxirren kuadro cilësore për shoqërinë tonë”, thuhet në postimin e ministrit Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Kalo në kategori