LAJMI I FUNDIT:

Ministrat evropian bëjnë “presion” për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Ministrat evropian bëjnë “presion” për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian duhet të marrë një vendim për të filluar negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, njofton “DPA”, duke përmendur pikëpamjet e disa ministrave të jashtëm të BE-së, me gjithë shqetësimet për ngecjen e përparimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Mendoj se BE duhet të ketë një interes për Ballkanin Perëndimor”, tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas sot në Helsinki, duke sqaruar se është e rëndësishme të parandaloni të tjerët, të cilët nuk ndajnë të njëjtat vlera, të përhapin ndikimin e tyre.


Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” kujton se anëtarët e BE-së në korrik shtynë vendimin e tyre për të filluar negociatat në tetor, përkundër që Komisioni Evropian vlerësoi që Maqedonia Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha parakushtet.

Në atë pikë Gjermania nuk ishte e gatshme të jepte “dritën e gjelbër”, ndërsa Franca dhe Hollanda kanë shprehur rezerva për këtë çështje për ca kohë.

Shqetësimet kryesore kanë të bëjnë me Shqipërinë në veçanti, ndërsa për Maqedoninë e Veriut ekziston një konsensus parimor se ajo duhet të shpërblehet për atë se ka ndërmarrë një hapi të madh kur vitin e kaluar zgjidhi mosmarrëveshjen disa dekadash me Greqinë për emrin. Si rezultat, “rri pezull në ajër” ideja për fillimin e negociatave me Shkupin, ndërsa me Tiranën, është shtyrë, informon “DPA”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori