LAJMI I FUNDIT:

Minibusi Elektrik që thuhet se është i Tesla shfaqet për herë të parë në video

Minibusi Elektrik që thuhet se është i Tesla shfaqet për herë të parë në video

Një video që supozohet se tregon prototipin e furgonit elektrik të Teslës po bën xhiron e mediave sociale.

Automjeti në videon e ngarkuar në Twitter duket se është në një fazë shumë të hershme zhvillimi.


Ai ka gjithsej 12 ulëse, duke përfshirë një për shoferin.

Është e vështirë të dallosh nëse ka ndonjë rrotë të montuar “nën dyshemenë e sheshtë”.

Orth e përshkruan automjetin si një “prototip të fshehtë të furgonit të Tesla-s, i projektuar për “Vegas Loop” të Elon Musk.

Pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo, duhet thënë se një furgon elektrik, minibus ose robotaksi Tesla është përmendur për herë të parë nga prodhuesi i EV në vitin 2016, në Master Planin Tesla Pjesa 2. /Telegrafi/