Vendimi i fundit nga Qeveria e Kosovës, për rritjen e pagave ka bërë që të hyjnë në grevë edhe Minatorët e Trepçës dhe ata të Minierës së Artanës.
Minatorët thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe se do të mbyllen edhe nën tokë.
“Janë gjashtë kërkesa zyrtare. Njohja e pensionit 70 % e pagës nga mosha 50-55 vjeçare, ligji për invalid të punës, stazhi i benificuar, sigurimi shëndetësor në punë, njohja e stazhit nga viti 1989-1999 dhe pensioni familjar”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Blerim Ymeri, përfaqësues i punëtorëve.
Me këto kërkesa ka tre ditë që kanë hyrë në grevë minatorët e Minierës së Artanës.
Por nëse nuk do të realizohen kërkesat e tyre, 320 punëtorët e kësaj miniere kanë menduar edhe rrugë të tjera.
“Për momentin është kjo grevë, por gjendja mundë të ndryshojë, mund të mbyllet edhe miniera”, ka thënë më tej Blerim Ymeri.
Nuk është hera e parë që minatorët po hyjnë në grevë megjithëse kërkesat janë të njëjtat por ato asnjë herë nuk u realizuan nga Qeveria e Kosovës.
Të gjithë këta grevistë kanë mbështetje edhe nga drejtori Vrajolli.
“Kjo është dita e tretë e grevës, fatkeqësisht nuk jemi takuar me askënd deri më tani, edhe pse kërkesat janë të njohura qysh më parë. Greva është organizuar nga sindikata, por ne si menaxhment i konsiderojmë kërkesat plotësisht si të arsyeshme”, ka deklaruar drejtori Hysen Vrajolli.
Megjithëse nuk i vizitoi askush nga Qeveria këtu u pa Islam Pacolli, deputeti i Aleancës Kosova e Re. Nga këtu i dërgoi një porosi bashkë partiakut të tij, ministrit të zhvillimit Ekonomik.
“Sot kam ardhur me pa si e kanë shëndetin, natyrisht se do u jap përkrahjen në parlament. I bëj thirrje ministrit të Zhvillimit Ekonomik që ta marr parasysh se këto janë minierat më të pasura të Kosovës”, deklaroi deputeti i AKR-së, Islam Pacolli.
Minatorët janë të vendosur që të mos heqin dorë nga asnjëra prej kërkesave të tyre. Kjo pasi çdo ditë e më shumë po ju keqësohen kushtet e punës duke mos pasur as sigurim shëndetësor, Deri më tash nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria për këtë grevë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?