LAJMI I FUNDIT:

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë
Foto: Ilustrim

Minatorët e minierës me flotacion  kanë hyrë sot në grevë. Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

“Ju njoftojmë se sot minatorët e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minerë (në galeri)”, thuhet në njoftim.

Sindikata ka bërë të ditur se kërkesat e minatorëve janë realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06 deri më 10 tetor, shkarkimi i menaxhmentit – respektivisht kryeshefit si dhe sigurimi e kushtet e punës. /Telegrafi/