LAJMI I FUNDIT:

Miliona pajisje me Android së shpejti në telashe të mëdha: A është e juaja në mesin e tyre?

Miliona pajisje me Android së shpejti në telashe të mëdha: A është e juaja në mesin e tyre?

Përdoruesit e telefonave më të vjetër Android shpesh kanë dhimbje koke sepse pajisjet e tyre janë tepër të vjetruara për disa shërbime.

Nga shtatori 2021, një numër i madh faqesh në internet nuk do të mund të hapen në telefonat që përdorin Android 7.1, ose më të vjetër. Arsyeja për këtë është verifikimi digjital, transmeton Telegrafi.

Rregullatori për lëshimin e certifikatave digjitale, Lat’s Encrypt, ka lëshuar prej kohësh një dokument digjital që konfirmon vërtetësinë e një faqe në internet.


Sidoqoftë, kompania që bën certifikatat shtesë për konfirmim, IdenTrust dhe Let’s Enrypt, nuk do të rinovojë kontratën, e cila skadon në shtator 2021.

Përafërsisht një e treta e faqeve të internetit përdorin certifikatat Let’s Enrypt, kështu që jo të gjitha pajisjet që përdorin certifikatën IdenTrust do të jenë në gjendje t’i hapin ato.

Sipas të dhënave nga ky vit, rreth një e treta e pajisjeve Android ende përdorin sistemin operativ Android 7.1, që do të thotë se aktualisht ka dhjetëra miliona telefona dhe tableta.

Ata që nuk duan të ndryshojnë telefonin, mund të instalojnë shfletuesin e Internetit, Firefox Mobile. /Telegrafi/