Miliona femra janë të rrezikuara nga pesë lloje të kancerit duke mos e ditur se ekzistojnë ose nuk i dinë simptomat

Miliona femra nuk e kanë idenë se ekzistojnë pesë lloje të kancerit gjinekologjik që mund t’i prekin ato, paralajmëron hulumtimi.
Pavarësisht se një numër i madh i femrave diagnostikohen çdo vit dhe shumë prej tyre humbin jetën – vetëm 9 për qind nga 2.000 britanike të anketuara, ishin të vetëdijshme për ekzistimin e këtij rreziku.
Rreth 93 për qind kishin dëgjuar për kancerin ovarian dhe 95 për qind e dinin se duhej të kishin kujdes për kancerin e qafës së mitrës. Por, 64 për qind nuk kishin dëgjuar kurrë për kancerin e vulvës, 48 për qind ishin të paditura se mund të sëmureshin nga kanceri i vaginës dhe 29 për qind nuk e dinin se mund të ndikonte në mitër.
Dhe ndoshta më shqetësuese, 25 për qind nuk do të kërkonin menjëherë ndihmë nga një profesionist mjekësor nëse do të kishin ndonjë shqetësim për shëndetin e tyre gjinekologjik.
“Është e pabesueshme të mendosh se me numrin e femrave që diagnostikohen çdo vit, njohuria se për çfarë duhet pasur kujdes, është jashtëzakonisht e ulët. Ndërgjegjësimi është i ulët dhe pak është bërë jashtë arenës mjekësore për të rritur njohuritë midis atyre që kanë më shumë nevojë”, ka thënë një zëdhënës i Bodyform, i cili kreu studimin – transmeton The Sun.
Studimi zbuloi se 61 për qind e femrave nuk mund të identifikojnë shenjat dhe simptomat e ndonjë prej pesë kancereve. Rreth 54 për qind pranuan se do ta kishin të vështirë ta dinin kur gjërat si shkarkimi, fryrja dhe dhimbja e legenit ishin diçka e pazakontë. 29 për qind supozuan se do të kishin të gjitha të njëjtat simptoma dhe 16 për qind krejtësisht të ndryshme.
Nga ato që nuk duan të vizitojnë një mjek për shqetësimet në lidhje me shëndetin e tyre gjinekologjik, gjysma nuk duan të reagojnë tepër, ndërsa 22 për qind janë shumë të turpëruara të flasin për këtë. Pak më pak se një e pesta (17 për qind) nuk duan të përballen me atë që mund të thuhet dhe 15 për qind pranojnë hapur se preferojnë të mos e dinë.
Dhe derisa 83 për qind e femrave e kontrollojnë veten për treguesit kryesorë të kancerit të gjirit, 41 për qind nuk do të mendonin kurrë nëse periodat e tyre, shkarkimi, shqetësimi i barkut ose përdorimi i tualetit janë normale për to.
Prandaj, 8 nga 10 femrave kanë thënë se mendojnë që duhet të ketë një ndërgjegjësim më të madh për llojet e ndryshme të kancerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Keni thonj të brishtë? Ja çfarë duhet të bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët