LAJMI I FUNDIT:

Milik rrugës për te Juventusi, ka marrëveshje total mes palëve

Milik rrugës për te Juventusi, ka marrëveshje total mes palëve

Arkadiusz Milik duket se është vetëm një hap larg bashkimit me Juventusin pasi agjentët e tij kanë rënë dakord me Juventusin edhe për kushtet personale të lojtarit në një takim që u mbajt sot.

Sulmuesi 28-vjeçar u bë objektivi kryesor i Bianconerëve pas problemeve për sigurimin e Memphis Depay nga Barcelona, ​​dhe tani ata po punojnë shumë për të mbyllur një marrëveshje përpara mbylljes së afatit kalimtar.

Juventusi tashmë ka rënë dakord t’i paguajë Marseilles rreth 2 milionë euro për huazimin e tij, ndërsa ka një opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh.


Drejtuesit e Zonjës së Vjetër u takuan sot me agjentët e Milik për të rënë dakord edhe për kushtet e kontratës së tij. Gjërat shkuan mirë dhe Zonja e Vjetër tani po punon për finalizimin e detajeve, si për sa i përket kontratës së polakut ashtu edhe marrëveshjes me Marseillen.

Është vetëm çështje kohe që Milik të bashkohet me skuadrën e Juventusit të Massimiliano Allegrit në Torino, duke e shtuar një sulmues me përvojë në vijën e parë të tyre.

Gjatë 18 muajve të tij me Marseille, sulmuesi polak shënoi 30 gola në 55 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori