LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi amerikan lundron në Shibenik të Kroacisë, me jahtin e tij në vlerë 100 milionë dollarë

Miliarderi amerikan lundron në Shibenik të Kroacisë, me jahtin e tij në vlerë 100 milionë dollarë

James Simons, një matematikan dhe miliarder amerikan, lundroi në portin e Shibenikut me jahtin e tij 68 metra të gjatë.

Siç shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, ai shoqërohet nga gruaja e tij Marilyn dhe miqtë dhe se ata kanë arritur dje.

Sipas mediave të huaja, jahti i tij Archimedes është ndërtuar në vitin 2008 dhe ka një çmim prej njëqind milionë dollarësh.


Jahti mund të strehojë 12 mysafirë në gjashtë kabina dhe për të kujdesen 18 anëtarë të ekuipazhit të vendosur në nëntë kabina.

Së bashku me jahtin e tij në kompani lundron jahti Prediction, i cili është në pronësi të kushëririt të tij Robert Lourié.

James Simons përshkruhet si një nga investitorët më të mëdhenj në Wall Street, dhe pasuria e tij vlerësohet në më shumë se 25 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e 66-të më të pasur në botë.

Ai dhe gruaja e tij themeluan Fondacionin Simons në vitin 1994, i cili mbështet projekte në lidhje me përmirësimin e shëndetit dhe arsimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori