Përderisa është në proces të shkurorëzimit me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth, Miley Cyrus, vazhdon të kalojë kohë me blogeren Kaitlynn Carter.

Të dyja dje (e diel), janë parë duke darkuar pranë njëra-tjetrës, ku bashkë me to ishte edhe nëna e këngëtares Cyrus, Tish.


Artistja 26-vjeçare është parë duke e përqafuar ish-gruan e Brody Jenner, 30 vjeçe, pas puthjes që dhuruan në Liqenin Como të Italisë, në gusht.

17952784 0 image a 20 1567382746122 Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: Backgrid)

Bukuroshet ishin veshur njëjtë me bluza të bardha dhe këngëtarja e hitit "Wrecking Ball" kishte të vendosur byzylykë të ndryshëm e unaza të shumta të arit.

Ndërkohë, Miley në MTV VMAs 2019 dhuroi performancën e parë emocionale që pas ndarjes me Liam, me këngën e re "Slide Away", që thuhet se i dedikohet ish-it të saj.

Biondja në ngjarjen më të madhe të muzikës po ashtu ishte e shoqëruar nga Kaitlynn, ku pas përfundimit u panë duke dalë së bashku. /Telegrafi/

17953074 7417637 All smiles She also had a maroon purse slung over her shoulder w m 7 1567414742398 Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: Backgrid)

17953066 7417637 Casual lunch Cyrus wore a plain white t shirt and some short den m 6 1567414638563 Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: Backgrid)