LAJMI I FUNDIT:

Milenko dhe Velinovska kanë ofenduar shqiptarët

Milenko dhe Velinovska kanë ofenduar shqiptarët

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) kërkon nga Prokuroria Publike dhe Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi të nisin procedurë hetimore ndaj Milenko Nedelkovskit dhe Mirka Velinovska, pasi në një emision në TV Alfa në janar të vitin 2018, kanë shpërndarë diskriminim, mosdurim dhe urrejtje ndaj etnitetit të shqiptarëve.

Në raportin e ASHMAA, i cili është publikuar sot janë përmendur shembuj konkret, gjegjësisht pjesë të cituara nga emisioni i Nedellkovskit, në të cilin Velinovska ka qenë e ftuar, duke i quajtuar shqiptarët: fis i egër, egërsira, endacakë, të ardhur.

Sipas Agjencisë, në komunikimin mes tyre Nedelkovski dhe Velinovska që t’i paraqesin qëndrimet e tyre si të arsyeshme, të vërteta dhe historikisht të sakta, në emision kanë shprehur qëndrime negative ndaj shqiptarëve, por nuk kanë munguar ofendimet edhe ndaj grekëve dhe bullgarëve.


ASHMAA ka konstatuar se gjatë emisionit të Nedellkovskit është shkelur neni 48 i Ligjit për shërbime mediatika audio dhe audiovizuale, por pasi në ligj nuk parashihet masë ndëshkuese për shkeljen e ligjit, raporti do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore dhe Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi për procedurë të mëtejme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Kalo në kategori