LAJMI I FUNDIT:

Milatoviq pas fitores në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi: Sonte është nata të cilën e kemi pritur më shumë se 30 vjet

Milatoviq pas fitores në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi: Sonte është nata të cilën e kemi pritur më shumë se 30 vjet

“Sonte është nata të cilën e kemi pritur më shumë se 30 vjet dhe le të na sjellë fat kjo fitore”.

Kjo është fjalia që ka thënë fillimisht kandidati i “Evropa tani”, Jakov Milatoviq, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale – sipas rezultateve preliminare – në Mal të Zi.

Sipas tij, Mali i Zi sonte bëri një hap vendimtar përpara, përcjell Telegrafi.


“Ai i tha një lamtumirë vendimtare regjimit të vjetëruar të (Milo) Gjukanoviqit dhe bëri një hap përpara drejt një Mali të Zi më të pasur, më të ndritshëm, më të barabartë, të përjetshëm dhe evropian…”, ka shtuar ai.

Siç ka shtuar ai, kjo është “forca e Malit të Zi të përbashkët”.

Ne i thamë, ka thënë më tej Milatoviq, sonte “lamtumirë vendimtare krimit dhe korrupsionit”.

Gjithashtu, shtoi ai, “nuk do të ketë më kurrë grindje nga Mali i Zi ndaj asnjë vendi të Ballkanit Perëndimor, fqinjëve tanë”.

“Mali i Zi dëshiron marrëdhënie më të mira me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne duam harmoni dhe përparim të përbashkët në Ballkanin Perëndimor evropian”, theksoi Milatoviq.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, kundërkandidati i presidentit të deritanishëm të Malit të Zi ka fituar shumicën e votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas mediave vendase, të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale patën 542.154 qytetarë. Deri në orën 20:00, kishin votuar 70.7% ose rreth 383,300 votues.

Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga deri tani presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka pranuar humbjen nga kundërkandidati i tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Kalo në kategori