LAJMI I FUNDIT:

Milani po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së kontratave të dy lojtarëve

Milani po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së kontratave të dy lojtarëve

Divock Origi dhe Fodo Ballo-Toure që të dy do të rikthehen tek Milani pasi dështuan që të shkëlqejnë në Ligën Premier dhe klubi është i hapur që t’i ndërpresë kontratat e tyre.

Sulmuesi belg kaloi sezonin 2023/2024 në huazim tek Nottingham Foresti dhe nuk tregoi asgjë të veçantë, përveç një goli të shënuar dhe një asistimi në 22 paraqitje, duke bërë gjashtë paraqitje.

Ai asnjëherë nuk ia doli që të shkëlqejë me “Rossonerët”, dhe karriera e tij pësoi një rënie të lirë që prej se u largua nga Liverpooli.


Gjërat edhe më keq janë për Ballo-Toure, të cilit shumë pak iu dha hapësirë tek Fulhami aty ku u transferua në formë huazimi.

Ai arriti që të luajë vetëm 230 minuta përgjatë tri ndeshjeve, ndërsa vetëm dy nga këto paraqitje erdhën në 2024 dhe ai ishte jashtë ekipit për pjesën më të madhe të fazës finale të sezonit.

Tuttosport raporton se Milani nuk e ka për qëllim që ta mbajë në ekip Origin ose Ballo-Toure dhe tashmë i ka informuar agjentët e dy lojtarëve që të gjejnë një ekip të ri këtë verë.

Në rast se dyshja dështojnë të gjejnë ndonjë ekip, atëherë Milani do të ishte i hapur që të ndërpresë kontratat e tyre duke i lejuar ata që të largohen si agjent të lirë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori