Milani pas Moratas dhe Falcaos

Raportohet se Milani është duke ndjekur Alvaro Moratan dhe Radamel Falcaon.
Kjo pasi dyshja Nikola Kalinic dhe Andre Silva kanë dështuar të tregojnë diçka në sezonin e fundit dhe kështu pritet të largohen.
Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Chelseat është caku kryesor dhe për atë kuqezinjtë kishin provuar edhe në sezonin e kaluar.

Por, në rast se spanjolli dështon atëherë Rossonerët do të kthejnë sytë nga Radamel Falcao, i cili mund të shkëmbehet me Andre Silvan në formë të huazimit.
Të dy lojtarët prezantohen nga Jorge Mendes, por problemi i vetëm është rroga e madhe e kolumbianit.

Gjithsesi të gjitha këto plane mund të dështojnë në rast se UEFA e dënon klubin nga Milano për mos respektim të Fair Playt Financiar.
Në sezonin 2018/19 klubi i drejtuar nga Gennaro Gattuso merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/




















































