Milani monitoron Raheem Sterlingun

Klubi italian, Milani thuhet se po monitoron me vëmendje situatën e Raheem Sterling te Manchester City.
Sterling nuk është më një titullar fiks në skemat e trajnerit Pep Guardiola dhe ka disa afate kalimtare që po lidhet me një largim nga Etihad.
Sulmuesi anglez ka kontratë vetëm deri në verën e ardhshme dhe pas vështirësive për të rinovuar, largimi i tij këtë verë duket i pashmangshëm.
Sipas Fichajes, klubi italian, Milani po monitoron gjendjen e Sterlingut dhe një ofertë mund të bëhet në afatin kalimtar të verës.
Gjatë ditës së djeshme (e martë) u përfol gjithashtu se ylli anglez i është ofruar Rossonerëve nga agjenti i tij.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































