Milani e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Napolit

Milani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Napolit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Napoli e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Khvicha Kvaratskhelia, por vendasit larguan topin nga vija.
Pas tij ishte radha e Piotr Zielinskit i cili gjuajti nga distanca, por në vend ishte Mike Maignan.
Kuqezinjtë rastin e parë e kishin me Rafael Leoan, por ai gjuajti jashtë porte.
Goli erdhi në minutën e 40-të, kur Ismael Bennacer pas një kundërsulmi arriti të shënojë për 1-0.
Një rezultat i mirë për Milanin, pas pjesës së parë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































