Milani dhe Napoli do të luajnë mes vete në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Rossonerët janë nikoqir të Partopei në takimin e vlefshëm për çerekfinale dhe presin ndihmën e tifozëve për të parë hapin e parë drejt gjysmëfinales.


Vendi: San SiroKoha: 21:00

Lajme rreth ekipeve Milan

Pierre Kalulu dhe Zlatan Ibrahimovic mbeten të përjashtuar për shkak të lëndimeve.

milan napoli 3 1 e1681290937353

Napoli

Victor Osimhen duket se do të humbasë ndeshjen, pasi nuk ka luajtur asnjërën pjesë në dy ndeshjet e fundit të Napolit në Serie A, për shkak të një dëmtimi në kofshë.

milan napoli 3 e1681290919412

Fakte

Milani ka tri fitore, Napoli tri tjera dhe dy ndeshje janë mbyllur me barazim në tetë përballjet e fundit.

Napoli ka vetëm një humbje në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Analizë

Milani ka vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, së fundmi barazoi 0-0 me Empolin në Serie A. Rekordi i tyre në Ligën e Kampionëve këtë sezon i ka parë ata të humbasin vetëm një herë në terren, duke fituar tre ndeshjet e tjera.

Napoli fitoi ngushtë 2-1 në fundjavë kundër Lecce, duke i mbajtur ata 16 pikë larg ndjekësve në Serie A. Kjo ishte megjithatë pesë ditë pas humbjes 4-0 nga Milani në Serie A. Ata kanë fituar të gjithë ndeshjet e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve këtë sezon, përveç humbjes 2-0 nga Liverpooli.

Fitorja 4-0 për Milanin pak më shumë se një javë më parë nuk ka gjasa të ndodhë përsëri këtu dhe në fakt Napoli ka një rekord të mirë në San Siro, i pamposhtur në katër takimet e fundit atje. Por nisur nga mungesa e golashënuesit të Napolit, Victor Osimhen, kjo ndeshje mund të përfundojë në barazim.

milan napoli 1 1

Formacionet mundshme Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Krunic; Diaz, Bennacer, Leao; Giroud.Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Raspadori, Kvaratskhelia.

milan napoli 1

Parashikimi: Milan 1-1 Napoli /Telegrafi/

telegrafi sport app