Një mik i ngushtë i Georgina Rodriguez ka thënë se shpreson ta shohë sërish buzëqeshjen e saj shumë shpejt pas vdekjes së djalit të saj të porsalindur.
Ivan Garcia, një nga miqtë që u paraqit në shfaqjen e saj në Netflix “I Am Georgina”, pranoi se javën e kaluar kishte qenë ‘shumë i komplikuar’ pas vdekjes së djalit binjak që ajo priste me Cristiano Ronaldon.
Por ai tha se Georgina ishte ‘shumë e fortë’ dhe po merrte shumë ndihmë nga miqtë dhe familja e saj për ta ndihmuar atë të kapërcejë tragjedinë.
“Ka qenë një javë shumë e ndërlikuar që është normale.Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person që ishte shumë i dashur”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8”, shkruan DailyMail.
“Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Cristiano dhe Georgina janë një çift shumë i afërt. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu. Ajo e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”, tha tutje ai.
Sulmuesi i Man United, Cristiano, 37 vjeç, zbuloi të hënën e kaluar një nga binjakët e tyre kishte vdekur përmes një deklarate të përbashkët në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Çifti kishte njoftuar tetorin e kaluar se ishin në pritje të binjakëve dhe Georgina zbuloi se ajo po priste një djalë dhe një vajzë në një video prekëse ku shfaqet vajza e tyre Alana Martina, katër vjeç dhe tre fëmijët e Cristiano-s, Eva, Mateo dhe Cristiano Jr.
Futbollisti humbi ndeshjen e mesjavës së Man United kundër Liverpool-it, ku tifozët në Anfield duartrokitën për një minutë për Ronaldon dhe familjen e tij dhe duke kënduar “You’ll Never Walk Alone”.
Reprezentuesi portugez u rikthye në fushë gjatë fundjavës dhe festoi me duart ngritur lart nga qielli duke ia dedikuar golin që shënoi kundër Arsenalit djalit të tij që vdiq ditë më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Denise Richards zbulon ngacmimin seksual që përjetoi në fillimet e karrierës

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë