Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës në Luftën Kundër COVID-19, Lul Raka në intervistën e realizuar me kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, në emisionin “Përballje”, ka folur për situatën pandemike në Kosovë, për valën e dytë të përballjes me pandeminë, për hapjen e teatrove e kinemave, për sport si dhe për hapjen e shkollave në Republikën e Kosovës në kushte pandemie.
Raka ka thënë se hapja e shkollave ka qenë ndër pikat prioritare gjatë kësaj kohe të përballjes me pandeminë, duke e vendosur në kategorinë e shërbimeve esenciale, barabartë me shëndetësinë, policinë dhe furnizimin me ushqim.
Protokollet për rifillim të mësimit janë hartuar, ndërkaq siç tha Raka çdo skenar i mundshëm është në tavolinë.
“Ajo që e dimë për rihapjen e shkollave ka më tepër se 10 argumente, për hapje të shkollave. Të gjithë e kanë pjesën e vet të përgjegjësisë. Pjesën operative e ka komuna. Vendimin normal që e merr Qeveria, në bashkëpunim edhe në konsultim prej fillimit kanë qenë me komunat. Normal që parimi ka me qenë zbatimi i masave parandaluese. Nëse ka qenë 40 nxënës me një klasë, nuk mbahet mësim me 40 nxënës. Do të ketë numër të reduktuar, protokollet janë hartuar, ato janë të gatshme moti. Çdo skenar i mundshëm është në tavolinë, tash pjesën e zbatimit kanë me bo komunat edhe shkollat, mësimdhënësit, nxënësit e prindërit, të gjithë bashkë”.

Raka tha se me gjithë masat e marra, rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston, por pavarësisht kësaj, për secilin skenar të mundshëm është edhe vendimi.
“Nëse ka me pas rast ku një shkollë nuk është përgatitë mirë, mos le t’ia nis hiq, por vetëm në atë shkollë të merren masat, jo me u mbyll krejt Kosova, jo krejt shkollat”, u shpreh Raka.
Intervistë me Lul Raka në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, Foto: Ridvan Slivova
Raka përmendi edhe dy elemente të disfavorshme, që është numri i madh i rasteve të infektimit dhe nëse nuk ka testime të mjaftueshme në komunitet.
“Numër kemi pas sidomos në fillim të gushtit edhe në fund të korrikut kemi pas numër të madh, sikur t’i kishim pas këta numra sot, nuk ish diskutu hapja e shkollave, sepse ka qenë mbi 10 numri i rasteve. Mirëpo me uljen e rasteve, rreziku ekziston, por nëse secili e kryen pjesën e vet të përgjegjësisë, edhe në qoftë se edhe nxënësit edhe mësimdhënësit, por edhe ne si popull, sepse ata fëmijë prej shtëpive shkojnë në shkolla, sepse është parë që 80 për qind e infektimeve merren në shtëpi. E kjo e rrit përgjegjësinë edhe të të rinjve, e cila ka pas rritje të madhe në dy muajt e fundit në krejt botën, e të cilët duhet të vetëdijesohen edhe t’i mbrojnë të tjerët”, tha Raka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri